Kosova transit i trafikut ndërkombëtar të drogës [video]

13 Shtator 2016 - 19:25      

Kosova gjendet në njërën ndër rrugët më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të substancave narkotike të llojit heroinë, por edhe të marihuanës e kokainës, raporton KTV.

Një raport i Policisë së Kosovës mbi “vlerësimin e kërcënimit nga krimet e rënda dhe krimeve të realizuara nga SOCTA gjatë viteve 2014 - 2015 vlerëson se rreth 1.6 për qind e popullsisë në vend janë përdorues të drogave.

Ndërsa 0.33 % vlerësohet të jenë përdorues të drogave në mënyrë intravenoze. Drogat si marihuana, heroina, kokaina e ekstazia ishin dominante në treg gjatë dy viteve 2014-2015. Ndërsa, përdoruesit kryesorë të saj ishin kryesisht të rinjtë e moshës 18-vjeçare.

Sasia më e madhe e marihuanës në Kosovë hyn në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa në sasi më të vogla edhe nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Një pjesë e saj ndalet në Kosovë për konsum të brendshëm, ndërsa pjesa tjetër e cila konsiderohet disa herë më e madhe kalon transit drejt tregut evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...