13 Shtator 2016 - 18:31
“Vizitova Tiranën gjatë këtij viti dhe diskutova me qeverinë shqiptare, se si mund t’i asistojmë për lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të opozitës iraniane, MEK, pjesë e Kampit të Lirisë. Shqipëria ka një traditë të hershme në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, siç ka gjatë konfliktit në Kosovë dhe në mbrojtjen e një numri të madh hebrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast, Shqipëria ishte e gatshme të luante një rol të rëndësishëm humanitar”, tha Kerry.
John Kerry është zyrtari më i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që falënderon publikisht Shqipërinë për ndihmën e dhënë, por nuk kanë munguar dhe zëra si senatori John McCain, i cili vetëm një ditë pas mbërritjes së muxhahedinëve në Tiranë, falënderoi publikisht qeverinë shqiptare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...