Thaçi: Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj

13 Shtator 2016 - 15:39      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar për takimin me themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard, dhe se atij i ka thënë se Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj.

Në vazhdim postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi.

Në Forumin Ekonomik Global të Torontos takova edhe themeluesin e tij, Gil Rémillard, me të cilin shkëmbyem ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum. Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj. Ligji për investime strategjike do të hapë mundësi për ardhjen e investitorëve të fuqishëm edhe nga Kanadaja. Stabiliteti dhe siguria në Kosovë premtojnë që vendi ynë të bëhet bazë e investimeve kanadeze në rajon.

Rémillard e njoftova me mundësitë e mëdha që ka Kosova, veçanërisht në fushën e minierave dhe të energjisë. Ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e Kosovës në forumin e sivjetmë, si mundësi e takimit me përfaqësues të kompanive të fuqishme të Kanadasë. Sipas themeluesit të Forumit të Torontos, pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë, - thuhet në postimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...