13 Shtator 2016 - 15:33
Fondet mund të reduktohen apo ndalen për t’i detyruar autoritetet në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, që të bashkëpunojnë, ka sugjeruar Gjykata Evropiane e Auditimit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë marrë 5.1 miliardë euro në mbështetjen para-asocimit nga Komisioni Evropian, në periudhën 2007 – 2014, thuhet në raportin e kësaj gjykate, raporton AFP nga Brukseli, transmeton Rel.
Mëtutje, theksohet se ndihma ishte “gjerësisht efektive”, por ishte “penguar nga mangësitë në autoritetet kombëtare”.
Në këtë aspekt, përmenden “kapaciteti i dobët administrativ” dhe “mungesa e vullnetit politik për reformimin e institucioneve” në disa vende.
“Komisioni duhet në mënyrë sistematike të zbatoj kushte strikte dhe t’i respektoj ato”, tha anëtari i Gjykatës Evropiane të Auditimit, Istvan Szabolcs Fazakash, në deklaratën e tij dhe ka shtuar se “nëse është e domosdoshme, pagesat e ardhshme mund të reduktohen ose suspendohen”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...