Foto: Koha / ilustrim

Ky është indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit për muajin gusht

13 Shtator 2016 - 14:45      

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht të vitit 2016.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin gusht 2016, krahasuar me muajin korrik 2016. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (5.3%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (0.9%)-(ngritja e çmimit të drunjve për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK.

Sipas AKS-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: pemë (-4.4%) dhe perime (-1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin gusht 2016 me muajin gusht 2015 ishte 0.0%.

Përkundër mosndryshimit në muajin gusht 2016 të indeksit të tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin gusht 2015, në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (0.9%); qumësht, djath dhe vezë (3.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (9.2%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.2%); pijet alkoolike (3.7%); duhani (5.3%); veshje (3.4%); orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (2.3%); prodhime dhe pajisje mjekësore (3.1%); blerje e automjeteve (1.5%); shërbime për transport (9.3%) - (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: bukë dhe drithëra (-4.6%); pemë (-10.3%); perime (-5.5%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (-6.7%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-4.5%) - (përshkallëzimi i TVSH-së me 8.0% nga muaji shtator i vitit 2015 te buka dhe drithërat, uji dhe rryma, ka ndikuar në rënie të IHÇK-së në një masë prej -0.7% në këtë periudhë); përdorim i pajisjeve për transport personal (-5.3%) - (rënia e çmimit të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4%) në IHÇK. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...