Nesër mblidhet Kryesia, demarkacioni s’është në rend të ditës

13 Shtator 2016 - 14:45      

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit bën të ditur se nesër, më 14 shtator, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilët do të caktohet rendi i ditës dhe dita e mbajtjes së seancës së rregullt të legjislativit të vendit.

Mbledhja parashihet të mbahet në orën 11, ndërsa në rend të ditës së saj do të jenë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare,

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

7. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Ndërsa deputetët e Vetëvendosjes tash e një kohë po marrin pjesë në punën e komisioneve dhe të seancave parlamentare, tash edhe dy grupet e tjera – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar rikthimin në punën e Kuvendit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...