13 Shtator 2016 - 14:43
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Narkotikeve, Nehat Mustafa, pasi i uroi mirëseardhje të pranishmëve, vuri në dukje legjislacionin në fuqi të Kosovës dhe funksionalizimin me aktivitete të përditshme të Strategjisë Kundër Drogave.
“Republika e Kosovës si shtet i ri ka shumë nevojë që të avancoj edhe më tej në ruajtjen dhe shkatërrimin e drogave, por jam i bindur që me përkushtimin e institucioneve tona do të avancojë në këtë proces. Gjatë qëndrimit tuaj do të njoftoheni në detaje se si ruhen drogat në Kosovë”, theksoi Mustafa.
Ndërsa kolonel Agron Neza nga Policia e Kosovës, tha se ky institucion është implementues i aktiviteteve që dalin nga strategjia kombëtare në koordinim me MPB-në. Ai tha se Policia e Kosovës luan rol kyç në sekuestrimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e narkotikëve. Po ashtu ai i njoftoi se Ambasada Amerikane ka investuar në ndërtimin e një dhome për ruajtën e narkotikëve në Policinë e Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesit e TAIEX-it, ekspertët Andrea Volpato (Çështjet Rregullative/ligjore dhe Shëndetësi, Siguria dhe Menaxhimi i Mjedisit) dhe Olivier Lessire (Komisionari i policisë në Policinë Federale belge, Njësia Qendrore e drogës), thanë se janë në Kosovë për të parë se a po implementohet strategjia kundër narkotikëve dhe se si funksionon ana ligjore në Kosovë dhe për çfarëdo nevoje ata do të ndihmojnë në këtë proces.
Qëllimi i misionit të ekspertëve është që të bëjë një analizë dhe të japë rekomandime për trajtim të sigurt, ruajtjen dhe shkatërrim të drogave të konfiskuara në Kosovë në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Në kontekstin e marrëdhënieve të BE-së, drogat e konfiskuara në Kosovë duhet të trajtohen në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së për prekursorët e drogës, mbetjeve dhe emisioneve. Edhe pse tema është lidhur me mjedisin, ekziston një lidhje e fortë në luftën kundër krimit të organizuar, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...