Hoxhaj i bindur se kosovarët së shpejti do të udhëtojnë pa viza

13 Shtator 2016 - 14:35      

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj pas vizitës në ditën e parë dhe takimeve me autoritetet më të larta të BE-së në Bruksel, gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në Strasburg ku ka takuar shumë eurodeputetë të partive politike të ndryshme evropiane dhe grupet më të fuqishme parlamentare në PE.

Në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras raportuesin nën hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, Kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok.

Në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ka qenë kërkesa drejtuar euro-deputetëve, për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderimin për votimin në LIBE javën që shkoi.

“Pata takime shumë përmbajtësore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që kosovarët së shpejti të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj pritet të zhvillojë edhe një sërë takimesh të ndara me eurodeputetë të tjerë, si dhe me Komisionerin Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland.

Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...