
13 Shtator 2016 - 14:31
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Financave, Avdullah Hoti. Gjersa ky i fundit tha se nëse vazhdon të rritet numri i veteranëve përfitues, do ta kenë të pamundur të sigurojnë mjetet shtesë për këtë vit.
“Ne sivjet me projeksionet buxhetore i kemi të ndarë 25 milionë euro, me rishikim të buxhetit që kemi e kemi rritur edhe për 7 milionë euro shtesë që janë 32 milionë euro komplet për këtë vit. Numri i veteranëve po rritet nga muaji në muaj. Për muajin gusht janë paguar 27 mijë veteranë. Me këtë trendin që është duke shkuar këto tre katër-muajt e fundit, ne mund ta mbyllim vitin me 38 mijë veteranë që të tërheqin pensionet e tyre dhe ky buxhet as për së afërmi nuk i plotëson nevojat për këtë kategori. Unë besoj që së shpejti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje për këtë kategori. Është shumë e rëndësishme, është e lidhur çështja e pagesës së veteranëve me programin që e kemi me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe jo vetëm kaq. Reformat duhet të bëhen në këtë drejtim, është e lidhur edhe me programin me sfidat e mileniumit ku janë afër 400 milion dollarë që do t’i marrë Kosova, është e lidhur me mbështetjen që e marrim prej Komisionit Evropian përmes MSA dhe programeve të tjera. Kështu që është tepër e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Hoti, raporton Kosovapress.
Ndërsa Rafuna i ka prezantuar të hyrat e Doganës për këtë tetë mujor, duke shtuar se lufta kundër kontrabandës dhe korrupsioni dhe partneriteti me bizneset ka ndikuar në rritjen e të hyrave.
“Këtë vit Dogana e Kosovës sipas ligjit për buxhet për vitin 2016, ka të projektuar 1 miliard e 40 milionë euro. Ndërsa për tetë muaj Dogana ka arritur t’i inkasojë 682 milionë euro, apo 81 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar - vitin e kaluar në periudhën e njëjtë ne i kemi mbledhur 593 milionë euro. Në qoftë se matemi me projeksionin, ne jemi 3.2 për qind më lartë se sa projeksioni i paraparë për vitin 2016, apo kthyer në shifra, jemi 22 milionë euro më shumë se sa projeksioni i paraparë për tetë muaj. Kjo është shuma më e madhe e mbledhur ndonjëherë në Doganën e Kosovës”, tha Rafuna.
Sipas tij, nëse vazhdon me këtë trend, nuk kenë dyshime që deri në përfundim të vitit të tejkalohet projeksioni buxhetor.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka lavdëruar punën e doganierëve bashkë me menaxhmentin duke thënë se tashmë rezultatet janë të prekshme dhe partneriteti me bizneset ka ndikuar në ambiente më të mirë në vend.
“Normalisht rezultati kryesor i Doganës vlerësohet me nivelin e të hyrave që mbledh. Mirëpo duke qenë që ne po ndërtojmë një sistem, duke funksionuar në këtë drejtim, duke i mbyllur ato vrimat e zeza që kanë ekzistuar në një kohë, ashtu siç e thashë fokusi i Doganës me të drejtë është kah krijimi i kushteve më të mira për zhvillim të biznesit. Duke e zhvilluar një konkurrencë të drejtë dhe fer në tregun vendor. Unë sot me krenari e them se janë arritur rezultatet edhe në nivelin e të hyrave por edhe në normalizimin. Shifrat që u treguan nuk janë vetëm të hyra në kuptimin fizik por tregojnë krijimin e ambientit fer dhe konkurrencës së drejtë në treg”, tha Hoti.
Gjatë prezantimit të të dhënave të prezantuar nga Dogana është bërë e ditur që hyrja e në fuqi e MSA-së ka ndikuar në buxhet me 11 milionë euro më pak të hyra të përgjithshme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...