
13 Shtator 2016 - 13:31
Ai do të udhëheq edhe delegacionin serb në takimin e datave 15-16 shtator të ministrave të Jashtëm të NAM-it.
“Në fjalimin e tij në samit, Daçiq thuhet se do të paraqes qëndrimet e Serbisë në rolin dhe aktivitetet e NAM-it, si dhe në çështjet prioritare për Serbinë që fokusohen në Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë së Jashtme serbe, raporton Koha.net.
Serbia në Lëvizjen e Shteteve të Painkuadruara, të përbërë nga 120 shtete, ka status mbikëqyrësi.
61 nga 86 shtete e botës që nuk e kanë njohur Kosovën janë shtete anëtare të NAM-it.
“Rrjedhimisht, objektivi kryesor i delegacionit do të jetë të luftojë presionin dhe lobimin në favor të pavarësisë së Kosovës”, thekson komunikata.
Lëvizja e Shteteve të Painkuadruara është një grup me struktura jo fikse, ku aktualisht bëjnë pjesë 120 shtete. Aktualisht ajo është organizata më e madhe pas OKB-së. Anëtare janë shtete si India, Kuba, Malta, Koreja e Veriut, Iraku dhe Egjipti. Shumica e shteteve anëtare janë shtete aziatike dhe afrikane në zhvillim ose në ekspansion. 25 shtete e themeluan këtë organizatë në vitin 1961, me iniciativën e Jugosllavisë. Atëherë, organizata kishte synim luftën kundër imperializmit, racizmit dhe armatimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...