Foto: Koha / arkiv

Qeveria dhe FSK-ja, antipodët e ekstremit të korrupsionit në Kosovë

13 Shtator 2016 - 12:11      

Ndër institucionet më të korruptuara në vend është Qeveria, Kuvendi, Gjykatat, Prokuroria, qeveritë komunale etj., kurse niveli më i ulët i korrupsionit mbetet në FSK.

Në vitin 2014, rreth 23 për qind të qytetarëve të Kosovës iu është kërkuar korrupsion (ryshfet) për qasje në shërbime publike, ndërsa krahasuar me periudhën e vitit 2016, kjo dukuri është rritur nga 23 në 24 për qind.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit nga instituti RIINVEST për vlerësimin e korrupsionit në Kosovë. Sipas këtij raporti, rreth 48 për qind e qytetarëve në Kosovë janë të përfshirë në korrupsion për të kryer shërbime në administratë publike, raporton Kosovapress.

Forma e korrupsionit është e njëjtë sikurse në rajon. Kosova në rajon prin pas Shqipërisë për korrupsion, kurse vendet tjera të rajonit renditen pas Kosovës.

Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, tha se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë ngritur 56 aktakuza për korrupsion.

Ajo tha se prokuroria është e përkushtuar ndaj luftimit të korrupsionit.

Kurse, përfaqësuesi special për sundim të ligjit pranë Zyrës së BE-së në Kosovë, Cezary Michalczuk, theksoi se korrupsioni është i pranishëm në Kosovë, por ai ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal që fuqizon më shumë luftën ndaj korrupsionit.

Ai tha se gjykatat dhe prokuroritë duhet të jenë më efikase dhe më të rrepta për gjykim. Michalczuk tha se edhe Agjencia Kundër Korrupsion duhet të fuqizohet më shumë për evidentimin e korrupsionit.

Sipas tij, EULEX nuk do të ketë mundësi të hap ndonjë rast, përveç ndonjë rasti të veçantë.

“BE ka mbështetur do të vazhdojë t’i përkrah institucionet përkatëse ndërmjet projekteve të IPA-s”, tha ai.

E Lumir Abdixhiku nga RIINVEST tha se autoritetet shtetërore janë përgjegjëse për nivelin e lartë të korrupsionit, sepse sipas tij, kjo dukuri po e kërcënon shoqërinë kosovare, zhvillimin e vendit dhe integrimet.

Ai tha vendi kërcënohet nga korrupsioni e kërcënimet edhe në investimet e huaja dhe në sundimin e ligjit, ndërsa theksoi se qëllimi i këtij raporti është vlerësimi i detajuar i korrupsionit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...