Foto: Koha / ilustrim

BE-ja kërkon rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit te profilet e larta

13 Shtator 2016 - 07:05      

Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ia siguron Kosovës heqjen e vizave. Është edhe kushti tjetër që ka vënë Brukseli- luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit.

Njohës të rrethanave politike dhe integrimeve evropiane kanë thënë se Qeveria po insiston në demarkacion më shumë për ta shpëtuar vetveten, duke anashkaluar kriterin tjetër. Sipas tyre, Kosova deri më tani nuk ka dëshmuar përkushtim të madh në ndjekjen e profileve të larta, që dyshohen se janë përfshirë në afera korruptuese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucione të rëndësishme në nivel qendror e lokal vazhdojnë të udhëhiqen nga njerëz që kanë aktakuza, edhe pse BE-ja ka kërkuar që kësaj praktike t’i jepet fund. Ato që kanë munguar deri më tani janë vendimet e formës së prerë në rastet e ndjekjes së rasteve të korrupsionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...