Foto: Koha

Këshilli i udhëhequr nga kryeministri nuk ka përmbushur obligimet ligjore

13 Shtator 2016 - 06:30      

I themeluar me ligj më shumë se tetë vjet më parë, Këshilli i Sigurisë i Kosovës asnjëherë nuk ka përmbushur obligimin ligjor që t’i përgjigjet organit më të lartë në vend, Kuvendit të Kosovës.

Asnjë vit më herët, që nga themelimi, në mars të vitit 2008, ashtu siç nuk ka ndodhur as këtë vit, ky Këshill nuk ka dorëzuar raport vjetor në Kuvend, gjë të cilën sipas ligjit do të duhej ta bënte më së voni në mars të vitit vijues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky nuk është obligimi i vetëm ligjor që nuk e ka përmbushur Këshilli në fjalë. Ai sipas ligjit do të duhej të mblidhej së paku një herë në tre muaj. Sivjet ai ka mbajtur vetëm një mbledhje. Ishte mbledhur më 9 janar dhe me një deklaratë pas takimit kishte dënuar eskalimin në dhunë të protestës së organizuar nga partitë opozitare në Prishtinë, po atë ditë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...