12 Shtator 2016 - 22:09
Përlaskaj ka arritur që në zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme në Kroaci të sigurojë votat e mjaftueshme për të vazhduar edhe një mandat postin e deputetes në këtë shtet.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Kroaci kanë arsye për një gëzim shtesë në ditën e Bajramit të Vogël, pasi që edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kroaci, u rizgjodh deputete Ermina Lekaj Prljaskaj, raporton Koha.net.
Deputetja shqiptare, sipas Muratit, do të vazhdojë të përfaqësojë jo vetëm pakicën shqiptare, por edhe atë boshnjake, maqedonase, malazeze dhe sllovene.
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, duke besuar se Ermina, përveçse do të përfaqësojë në mënyrë të denjë shqiptarët dhe komunitetet e tjera, ashtu si edhe deri tash do të ndikojë në fuqizimin e raporteve në mes të Kroacisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan”, ka thënë Murati, duke i uruar asaj suksese në punën e mëtutjeshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...