Dënimet lidhin e disiplinojnë shoferët

12 Shtator 2016 - 21:04      

Fushata sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurimit duket se ka dhënë efekt. Nga një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit vihet re zbatimi në masë i tij, pas rritjes së vlerës së gjobës nga 5 mijë deri në 15 mijë lek të reja.

“Reagimi ka qenë i kënaqshëm pas periudhës 10 ditore ku policia ka pasur një fushatë sensibilizueze këshillimi për përdorimin e rripit. Ajo çfarë mbetet problem akoma është përdorimi i rripit të sigurimit nga pasagjerët dhe përdorimi i mjeteve fiksuesve për fëmijët nën 4 vjeç”, shprehet Ervin Hasrama, shef i qarkullimit, Tiranë, raporton Tch.

Por edhe këto 2 ditë që nga aplikimi i tyre, gjobat nuk kanë munguar.

“Gjatë këtyre dy ditëve janë marrë 90-95 masa administrative për rripin e sigurimit. Masat për përdorimin e rripit të sigurimit nga dita në ditë kanë qenë në ulje. Kemi besim nga këto masa pasi në fund të fundit rripi i sigurimit shpëton jetë”, thotë Hasrama.

Ndonëse vihet re një reagim pozitiv i drejtuesve të mjeteve, policia do të vijojë kontrollet edhe në ditët në vijim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...