
12 Shtator 2016 - 21:35
Ndonëse ka kohë që prishja e koronarografit ka bllokuar pothuajse në tërësi punën në kardiologjinë invazive, drejtues institucionesh nuk kanë ndërmarrë ende masa për një zgjidhje të shpejtë, raporton KTV.
Krejt çfarë është punuar nga stafi i klinikës është përpilimi i listës nga të interesuarit për të bërë një ekzaminim të tillë, e cila përfshin rreth 600 qytetarë që presin.
Përveç qytetarëve është Ministria e Shëndetësisë, institucioni që është duke harxhuar shuma të mëdha për të mbuluar shpenzimet e pacientëve për të marrë këto shërbime jashtë institucioneve publike.
Zyrtarë të QKUK-së janë në procedurë të pritjes së një vlerësimi nga ekspertë ndërkombëtarë nëse mund të riparohet koronarografi aktual.
Ndërkaq, Ministria e shëndetësisë nuk është e interesuar për të riparuar atë, por thotë se zgjidhje do të bëjë përmes marrëveshjes për modernizimin e shërbimeve kardiologjie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...