
12 Shtator 2016 - 19:47
Si çdo vit, ceremonia qendrore e faljes së namazit të bajramit u bë në Xhaminë e Madhe në kryeqytet, raporton KTV.
Besimtarët kishin filluar të grumbullohen qysh pas faljes së namazit të mëngjesit.
E deri pak para faljes së bajramit, atyre ligjëratë për rëndësinë e festës së Kurban Bajramit u ka mbajtur profesori i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, Samir Ahmeti.
Kur ora shënoi 6:49, qindra besimtarë të mbledhur në këtë xhami filluan faljen e namazit, të prirë nga kryeimami i BIK-ut, Sadri Bajgora.
Pas faljes së Namazit, Bajgora ka porositur që në këtë ditë të bekuar të bashkohen të gjithë zemrat e myslimanëve dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Ai u kërkoi besimtarëve që sot të mos shohin vetëm sofrën e tyre, por të jenë zemërgjerë dhe të ndihmojnë ata të cilët sot nuk mund ta kenë të mbushur sofrën.
Ndryshe, këtë vit, për festën e Kurban Bajramit, më shumë se 800 pelegrinë nga Kosova janë duke qëndruar në Mekë dhe Medinë, për të kryer haxhin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...