Haziri: Fetije Ramadani, simbol i qëndresës së një nëne të hekurt

12 Shtator 2016 - 19:44      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e Heroit të Kombit Agim Ramadani me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, Fetije Ramadani.

Haziri tha se Zonja Fetije Ramadani është simbol i qëndresës së një nëne të hekurt dhe të pathyeshme karshi padrejtësive shekullore.

“Ajo e rriti dhe edukoi heroin Agim Ramadani në frymën kombëtare, i cili me pushkën e tij e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve”, tha kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani dhe të gjithë popullit shqiptar.

“Zoti ua lehtësoftë dhembjen. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, u shpreh Haziri në fund.

Sot, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën mbi 80-vjeçare, ka vdekur Fetije Ramadani, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Ajo vdiq në Zhegër.

Fetija ishte nëna e pesë djemve: Demushit, Agimit, Qazimit, Jasharit dhe Bekimit dhe dy vajzave, Fatmires dhe Makfires, të cilët i rriti me mundime e përkushtim.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, në ora 13:00 në Zhegër. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...