Foto: Koha

Pritja tradicionale e organizuar nga BIK-u për festën e Kurban Bajramit [video]

12 Shtator 2016 - 19:40      

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka pritur mysafirët që i kanë ardhur për urime.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, është shprehur optimist, derisa ka folur për vlerat e kësaj dite, raporton KTV.

Ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se nuk duhet ta kujtojmë dhe respektojmë njëri-tjetrin, kombin dhe shtetin tonë, vetëm në këtë ditë.

Nga selia e BIK-ut, besimtarët myslimanë i ka uruar edhe vikari i përgjithshëm i Kosovës, Don Lush Gjergji, i cila tha se në ditë si kjo, forcohet dashuria ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit.

Të gjithë besimtarët, qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe gjithë shqiptarët, i kanë uruar edhe dy krerët e partive opozitare, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, dhe Ramush Haradinaj, i AAK-së.

Ndërsa, Kaqusha Jashari, pos urimit për besimtarët, pati kritika për kolegët e saj politikanë.

Për urime në BIK ishin edhe kryetari i PD-së, Ferid Agani, deputeti Gëzim Kelmendi dhe të tjerë.

Ndërsa, aty nuk është parë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për të cilin Mexhidi tha se nuk e ka njoftuar BIK-un nëse do të dalë për vizitë ose jo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...