Policia e Kosovës lanson vlerësimin e kërcënimit për krime të rënda dhe atë të organizuar

12 Shtator 2016 - 15:39      

Lancimi i Vlerësimit të Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar-SOCTA

Policia e Kosovës bazuar në trendet dhe kërcënimet nga krimet e rënda dhe krimi i organizuar ka identifikuar nevojën për hartimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”- SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment).

Duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, i cili përmban analiza katër vjeçare, ky vlerësim përfshinë periudhën kohore dyvjeçare 2014-2015 duke e krahasuar me të dhënat paraprake të viteve 2012-2013.

Hartimi i dokumentit është përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë dhe qeveria Zvicerane, nëpërmes (DCAF)-Democratic Control of Armed Forces.

Vlerësimi do të lansohet në sallën e re të Administratës së Policisë së Kosovës, Prishtinë, më 13 shtator, në orën 10:00.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...