12 Shtator 2016 - 15:23
Në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.
Ministrja Edita Tahiri, njëherëësh udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e nesërm takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
“Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë ditë më parë se është arritur marrëveshja për targat, por një gjë e tillë ishte mohuar edhe nga Brukseli edhe nga pala serbe.
Ndërkohë, Kosova pret që nesër të arrihet marrëveshja për Kodin Telefonik, i cili do të jetë 383, e që do të funksionalizohet nga tetori. Marrëveshje lejon operimin e përkohshëm të një operatori nga Serbia, deri në shpalljen e tenderit për operatorin e tretë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...