Ka ndërruar jetë nëna e Agim Ramadanit, ngushëllon Veseli

12 Shtator 2016 - 13:03      

Gjilan - Sot, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën mbi 80-vjeçare.

Ka vdekur Fetije Ramadani, nëna e Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Ajo vdiq në Zhegër, në moshën 80-vjeçar, transmeton Koha.net.

Ajo ishte nëna e pesë djemëve: Demushit, Agimit, Qazimit, Jashari dhe Bekimit dhe dy vajzave, Fatmires dhe Makfires, të cilët i rriti me mundime e përkushtim.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, në 13 në Zhegër.

Me rastin e vdekjes së nënës së Heroit, Agim Ramadani, Fetihe Ramadani, kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami, i ka shprehur familjes Ramadani ngushëllimet më të sinqerta.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së madhe, Fetihe. Nëna e Heroit Agim Ramadani, si të gjitha nënat e tjera të Kosovës, ishte burim i frymëzimit patriotik e atdhetar të bijave dhe bijve më të mirë të vendit, të cilët në momente të kthesës historike, nuk kursyen as gjakun e tyre, për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë. Duke bashkëndjerë me ju këtë dhembje të madhe, më lejoni që, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Veseli.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...