Foto: Koha

Veseli: Bajrami i Vogël sublimon vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë

12 Shtator 2016 - 12:01      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e festës së Bajramit të Vogël vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me ç’rast duke uruar tha se ajo sublimon vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve.

Kryeparlamentari Veseli u prit nga drejtuesit e BIK-ut, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, transmeton Koha.net.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shenjtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve”, theksoi me këtë rast kryeparlamentari Veseli.

Kryetari Veseli uroi që kjo ditë të shërbejë për të afruar më shumë njerëzit me njëri-tjetrin dhe për të shtuar solidaritetin ndaj njerëzve në nevojë, duke larguar përçarjet dhe urrejtjen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...