Shqiptarja që sulmoi myslimanet në New York akuzohet për krim të urrejtjes

12 Shtator 2016 - 11:01      

Autoritetet e New Yorkut ngritën akuzën ndaj shqiptares Emirjeta Xhelili e cila sulmoi dy gra myslimane të enjten e 8 shtatorit 2016.

Sipas dokumenteve në gjykatë Emirjeta Xhelili sulmoi gratë pranë shtëpisë së saj në Bruklin duke u përpjekur tu hiqte hixhabin që ata mbanin në kokë dhe duke i thënë të zhduken nga Amerika.

Autoritetet thonë se gruaja fillimisht sulmoi njërën prej grave myslimane duke e hedhur në tokë, dhe më pas u përpoq të sulmonte dhe gruan tjetër.

Shqiptarja do të përballet me akuzën e sulmit, kërcënimin dhe rrezikoi mirëqënien e një fëmije.

Zyra e prokurorisë së Bruklinit e quajti incidentin si një krim të urrejtjes. Avokatët i thanë New York Daily News se Xhelili nuk ishte arrestuar më parë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...