Në Dibër prin kandidati i majtë

12 Shtator 2016 - 10:59      

Kur janë numëruar kutitë e 44 qendrave të votimit, nga 118 gjithsej, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.

Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet 5817 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

PD ka humbur bastionin e dikurshëm Maqellarë.

E para që përfundoi procesin e numërimit ishte qendra e Selishtës, ku gjithësej kishin votuar 796 votues.

Procesi i votimit përfundoi rreth orës 19:00 dhe vetëm pas mesnatës filloi procesi i numërimit.

Pjesëmarrja në votime ishte 60%. Ndërsa kampet politike të të dyja forcave pas mbylljes së procesit të votimit u shprehën entuziaste për fitoren e kandidatit të tyre.

Ora 07:00 Gjate nates është ndërprerë procesi i numërimit, pritet të fillojë në 10:00. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...