Foto: Koha

Don Lush Gjergji uron Bajramin e Vogël

12 Shtator 2016 - 10:12      

Don Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, ka vizituar sot, me rastin e festës së rëndësishme të myslimanëve, Bajramit të Vogël, zëvendësin e Myftiut Naim Tërnava, Reshat Mexhidi, i cili në selinë Bashkësisë Islame në kryeqytet po pret zyrtarë e personalitete që po i urojnë atij dhe besimtarëve islamë të Kosovës, përmes tij, këtë festë të sakrificës e të solidaritetit.

Ai në emër të Kishës Katolike dhe të besimtarëve katolikë në Kosovë, zëvendësit të Myftiut, Reshat Mexhidit, duke ia uruar këtë festë i tha se ajo quhet Bajrami i Vogël, por domethënia e saj është shumë e madhe, raporton Koha.net.

“Flijimi në emër të Zotit e të solidaritetit, na afron më shumë me njëri-tjetrin”, është shprehur ai, duke shtuar se njerëzimi, por edhe populli ynë, kanë flijuar shumë gjatë historisë, ndërsa tash ka ardhur koha që këtij flijimi i t’i shtojmë besimin e dashurinë, pa të cilat nuk ka kuptim as jeta, as amshimi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...