Foto: Koha

Mustafa, Mexhidit: Çdo Bajram po e presim më të lumtur e më të pasur

12 Shtator 2016 - 09:33      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ndër të parët vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga zëvendësi i Myftiut Naim Tërnava, Reshat Mexhidi, i uroi atij këtë festë të madhe të myslimanëve.

“Jam i lumtur që çdo Bajram po e presim në gjendje më të mirë shpirtërore dhe ekonomike” u shpreh kryeministri, ndër të tjera, raporton Koha.net.

Tashmë tradicionale, zëvendësi i Myftiut Naim Tërnava, Reshat Mexhidi, që në orët e para të mëngjesit, pas faljes së namazit të Bajramit të Vogël, ka nisur pritjen e zyrtarëve të lartë të vendit dhe të institucioneve e të shoqatave, të cilët po i urojnë Bajramin e Vogël, të njohur si festë e sakrificës dhe solidaritetit midis njerëzve.

Ndër të parët që vizitoi selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku bëhet pritja e atyre që i urojnë Myftiut të Kosovës, e përmes tij edhe të gjithë besimtarëve islamë, sot ishte kryeministri Isa Mustafa.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrat Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Haki Demolli, Arban Abrashi, kryeministri Mustafa u ka përcjell drejtuesve të Bashkësisë Islame urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme.

“Sot, ne festojmë një ditë që e mendojmë si ditë të sakrificës, si ditë të vetëmohimit, si ditë të përkushtimit, të solidaritetit, e cila përfaqëson vlerat për të cilat kemi nevojë ne në Kosovë dhe të gjithë shqiptarët, që t’i kultivojmë ndërmjet veti, t’i kultivojmë edhe me të tjerët. Ne vlerësojmë lartë sjelljen e njerëzve, vlerësojmë lartë rolin e Bashkësisë Islame në edukimin, por edhe në përkrahjen e të gjitha proceseve progresive të cilat po i zhvillojmë dhe dëshirojmë t’i zhvillojmë në Kosovë. Unë jam i lumtur që çdo Bajram po e kremtojmë në një gjendje më të mirë edhe shpirtërore edhe ekonomike dhe dëshiroj që të punojmë bashkërisht në mënyrë që njerëzit të ndihen mirë, dhe që bashkërisht t’i qojmë këto procese përpara”, tha kryeministri Mustafa, duke iu uruar të gjithë myslimanëve Festën e Kurban Bajramit.

Zëvendësit të Myftiut, Reshat Mexhidit, Bajramin e Vogël ia uroi sot edhe Ferid Agani i Partisë së Drejtësisë, si dhe Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala.

Kryeimami vazhdon të presë urues dhe të marrë urime prej tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...