Haradinaj: Qeveria ta publikojë marrëveshjen mes ish-presidentes dhe Malit të Zi

11 Shtator 2016 - 21:14      

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj komunikatës së Qeverisë, e cila thotë se “edhe vet Haradinaj e ka pranuar që pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi”.

Lexoni në : http://koha.net/?id=27&l=132245

Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet ta publikojë marrëveshjen mes ish-presidentes, Atifete Jahjaga dhe Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Qakorr, transmeton Koha.net.

Në postimin e tij në Facebook Haradinaj thotë:

Të nderuar miq, Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam bashkangjitur materiale nga pikëshikimi malazez për pikën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Aty kam thënë shkurt e shqip që s'e flas as s'e lexoj serbishten- nga e cila jemi liruar njëherë e përgjithmonë si obligim dhe masë ndëshkimi e robërie.

Por edhe materiali në fjalë mund të shërbejë si pikë për bisedime. Kurrë s'kemi thënë që s'jemi për diskutim, për biseda, për gjetje të harmonisë gjithëkombëtare për këtë problem kaq të ndjeshëm.

Por zelli me të cilin Qeveria provon ta sheh veten të vërtetuar tregon shpirt ngushtësinë dhe para së gjithash dështimin e saj në bërjen e votave për këtë projekt të saj i cili tashmë ka dështuar. Pasi ta ketë pranuar këtë fakt Qeveria do të bënte mirë të bëjë edhe një komunikatë: atë te marrëveshjes se Presidentes me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Qakorr.

Pa asnjë dilemë e them se ka pasur dhe ka konsensus për ta kundërshtuar këtë formë të marrëveshjes që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektarë tokë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...