Sindikalistët kërcënojnë me grevë kah mesi i shtatorit [video]

11 Shtator 2016 - 21:16      

Disponimi i brishtë i institucioneve të vendit për të mos realizuar vendimet e marra për mësimdhënësit e Kosovës, do të nxisë greva të pashmangshme.

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, beson se greva do të nisë kah mesi i shtatorit, raporton KTV.

Ai ka thënë se më së shumti hallin e kanë te projektligji, i cili pas pensionimit u sjell mësimdhënësve benefite gati si të veteranëve dhe e marrin titullin “Person i merituar për shtetësinë e Kosovës, i cili prej tre vjetësh që është hartuar nuk është bërë ligj i plotë”.

Por, jo vetëm kaq, mësimdhënësit janë kundër që t’i nënshtrohen testit të performancës, te cilin e ka propozuar Ministria e Arsimit.

Ata që përcjellin sektorin e arsimit thonë se një test për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve është i domosdoshëm, pasi profesionalizmi i disa prej tyre lë shumë për të dëshiruar.

Ministria e Arsimit i ka plotësuar detyrimet e saj karshi kontratës kolektive, ndërsa çështja e udhëtimit pa pagesë si dhe e 3 pagave pas pensionimit ka mbetur e parealizuar nga drejtoritë komunale të arsimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...