
11 Shtator 2016 - 19:14
Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota, kanë përkujtuar 15-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.
Në nderim të viktimave të atij sulmi terrorist, Garda e nderit e Policisë së Kosovës, në sheshin Bill Clinton, uli flamurin amerikan në gjysmështizë.
Në kujtim të kësaj dite, kanë parakaluar edhe Zjarrfikësit e Kosovës.
Në përkujtim të 11 shtatorit, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u mbajt një Akademi përkujtimore.
Veseli tha se 15 vjet më parë, bota pa me sy dhe ndjeu me zemër, një nga momentet më dramatike të historisë bashkëkohore.
11 shtatorin tragjik të SHBA-së, e ka përkujtuar edhe presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka thënë “se ne jemi pranë popullit mik amerikan për të ndarë me të dhimbjen për humbjen e mbi 3 mijë qytetarëve të pafajshëm. Ato akte mizore terroriste ishin sulm ndaj mbarë botës së lirë e demokratike, që synonin të shkelnin mbi parimet dhe vlerat humane universale”, ka shkruar Thaçi.
Ndërsa, kryeministri Mustafa, tha se më 11 shtator 2001 u sulmua bota demokratike dhe vlerat më kulmore të saj.
Ai theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë për të qenë pjesë e angazhimeve globale, të udhëhequra nga SHBA-ja, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm.
E, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 15 -vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, ka thënë se në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë jemi bashkë në çdo kohë.
Dhimbjen me qytetarët amerikanë e kanë ndarë edhe qytetarët e Kosovës
Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes islamistë radikalë.
Ekspertët shprehen se kjo ngjarje ndryshoi shumë gjëra në botë, ku edhe u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-ja, kundër terrorizmit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...