Tetori pritet t’i japë fund çështjes së kufirit administrativ në Mitrovicë [video]

11 Shtator 2016 - 19:06      

Përcaktimi i vijës së kufirit administrativ mes dy komunave të Mitrovicës ka gjasa të përfundojë në tetor.

Kreu i komunës jugore Agim Bahtiri tashmë ia ka dorëzuar versionin zyrtar homologut të tij nga veriu Goran Rakiq nga i cili po pret që pas një muaji ta vërë nënshkrimin e tij në memorandumin e bashkëpunimit.

Ndonëse sipas Bahtirit pala serbe edhe njëherë tentoi që ta fusë si temë diskutimi caktimin e vijës administrative mes dy komunave

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tërheq vërejtjen se çështja e vijës administrative nuk është çështje që duhet të diskutohet mes dy kryetarëve të komunave.

Sipas Tahirit, kreu i jugut dhe ai i veriut vetëm duhet t’i konfirmojnë vijat ekzistuese pa hyrë në detaje.

Por, bashkëpunimin mes dy komunave e vë në pikëpyetje zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj. Sipas tij, ky bashkëpunim nuk mund të jetë i shëndoshë derisa komunat veriore të mos jenë funksionale.

E, një qëndrim lidhur me këtë çështje KTV ka tentuar ta marrë edhe nga kreu i komunës së Veriut Goran Rakiqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ka disa muaj që dy krerët e komunave të Mitrovicë nuk po arrijnë të merren vesh rreth përcaktimit të vijës kufitare administrative.

Është kreu i veriut Goran Rakiq, i cili gjatë gjithë kohës kishte insistuar se fshati Suhadoll duhet t’i takojë veriut, gjë të cilën kreu i jugut Agim Bahtiri kishte refuzuar ta pranojë.

Kjo pasi që sipas tij është dalje nga Pakoja e Ahtisarit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...