43 për qind e dibranëve kanë votuar deri në orën 16:00

11 Shtator 2016 - 16:56      

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës vijojnë të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe se pjesëmarrja në votime është rritur.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 16:00, në të gjitha Qendra e Votimit kanë votuar 43 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pas mbylljes së Qendrave të Votimit, do të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të cilët janë të emëruar nga Komisioni Zonës së Administrimit Zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson komunikimin e të gjithë sekretarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe anëtarësisë së tyre me KQZ, komunikim i cili ka qenë permanent, korrekt dhe në kohë reale, jo vetëm për pjesëmarrjen në votime por për të gjithë dinamikën procesit të votimit deri tani, dhe inkurajon vazhdimësinë e këtij komunikimi deri në mbylljen e procesit të votimit dhe dorëzimit të bazës materiale pranë KZAZ-së nr. 19, ku do të bëhet edhe Numërimi i Votave.

KQZ iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë Dibër, t’i drejtohen kutive të votimit, dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, atë të votës së lirë, të fshehtë dhe të pandikuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...