Bruçaj: Gëzoni sa më shumë zemra

11 Shtator 2016 - 13:43      

Në prag të festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunitetit të Myslimanëve të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka uruar të gjithë besimtarët me shpresën që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore.

Bruçaj ka thënë se në këto ditë feste, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

“Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t'ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu xh.sh. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë”, tha ai.

Bruçaj shtoi se në këtë atmosferë festive këshillohet që të gëzojmë sa më shumë zemra, të shtrohen sofrat, të shtrëngohen duart e miqësisë, të vizitohen të afërmit, të sëmurët, si dhe të shkëmbehen dhurata.

“Kjo është një festë që i përket gjithë njerëzimit, prandaj le të ndajmë me nevojtarët mirësitë materiale e shpirtërore. Të lutemi që ditët e festës të vazhdojnë pareshtur për mbarë njerëzimin; të lutemi e të festojmë të bashkuar dhe të flasim vetëm një gjuhë, atë të dashurisë, vlerësimit ndaj njëri-tjetrit dhe ndihmës reciproke. Më lejoni të uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit: Gëzuar Kurban Bajrami me shpresën që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo fole familjare e shoqërore. Zoti e bekoftë kombin dhe Atdheun tonë”, tha Bruçaj.

Ai ka shtuar se në këtë atmosferë festive këshillohet që të kemi në qendër të vëmendjes fëmijët me dhurata përkëdhelje dhe të moshuarit duke qëndruar pranë tyre me përkujdesje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...