Telekomi dhe Posta e Kosovës nuk lëshojnë kuponë fiskalë, ATK aktivizohet

11 Shtator 2016 - 11:47      

Posta dhe Telekomi i Kosovës përveç që nuk po i jap dividentën Qeverisë së Kosovës, këto kompani nuk po i paguajnë as tatimet shtetit nëpërmjet TVSh-së me kuponë fiskal.

Këto kompani publike ndër më të mëdhatë në vend, janë të obliguara me ligj që për shërbimet të pajisen me pajisje elektronike fiskale dhe të lëshojë kupon fiskal për çdo shërbim ndaj klientëve, transmeton KosovaPress.

Sipas ATK-së, KEDS nuk është i obliguar me ligj. Ministri i Financave, Avdullah Hoti bëri me dije se nuk ka asnjë tolerim dhe as një konsideratë për kompanitë dhe bizneset që nuk fiskalziohen, qoftë Telekomi apo Posta. Hoti tha se janë në përfundim të një memorandum dhe se këto kompani do të jenë të kushtëzuara për fiskalizim.

Për ta ulur informalitetin e lartë në këtë ndërmarrje publike, Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar aktivitetin e kontrollit dhe ka ndëshkuar Valën.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri tha për KosovaPress se shkalla e informalitetit është mbi 30 për qind, edhe pse, sipas tij, kanë shtuar aksionet në terren për uljen e kësaj dukurie negative për buxhetin e shtetit.

Imeri tha se për çdo shërbim me konsumatorët e saj, operatori “Vala” është e obliguar të pajiset me pajisje fiskale dhe të lëshojë kuponë fiskal.

“Vala ka obligim ligjor për ato që nuk i faturon, por që i bënë shitje me klientin drejtpërdrejt ka obligim që të lëshojë kuponë fiskal, të pajisjet me pajisen elektronike fiskale dhe të lëshojë kuponë fiskal... Ne këtë proces e kemi në vëzhgim të vazhdueshëm edhe me Valën dhe më të gjithë tatimpaguesit e tjerë... Ne jemi në aktivitetet në terren, aty ku nuk ndodhë ka edhe proces të ndëshkimeve për të shkuar drejt procesit të normalizimit”, thotë Imeri.

Kurse, drejtori i ATK-së, Imeri, ka arsyetuar Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) për mos lëshimin e kuponëve fiskal, ngase sipas tij, KEDS nuk është i obliguar me ligj. Ai tha se kjo kompani për shpërndarjen e energjisë elektrike ka matës specifik dhe ligji e ka krijuar këtë mundësi.

“KEDS për shërbimet e energjisë elektrike nuk ka përgjegjësi ligjore, sepse ka matës specifik. Ligji ia ka krijuar këtë mundësi, aty ku kemi matje specifike përmes aparaturave të sofistikuara nuk kanë obligim që të kenë pajise elektronike fiskale, sepse ai është një proces i fiskalizimit që baza tatimore krijohet shumë në mënyrë perfekte që nuk krijohet ndoshta edhe te shumë tatimpagues të tjerë”, tha Imeri.

Sipas tij, edhe për shërbimet e telefonisë fikse, kompania Posta e Kosovës, ka obligim që të ketë pajisje të lëshojë kuponë fiskal.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti bëri me dije për KosovaPress se nuk ka asnjë tolerim dhe as një konsideratë për kompanitë dhe bizneset që nuk fiskalziohen, qoftë edhe Telekomi dhe Posta.

Hoti thotë se do të krijojnë mekanizma tjerë që nuk do të kenë mundësi të operojnë nëse nuk fiskalizohen.

“Nuk mund të tolerojmë, ne kemi krijuar hapësirë që ata të fiskalzizohen me një kosto tash dukshëm më të lirë dhe tash do të krijojmë mekanizma tjerë që nuk do të kenë mundësi të operojnë nëse nuk fiskalizohen. Unë mundohem gjithmonë ta bëjë të qartë edhe tek odat ekonomike dhe bizneset, por edhe te opinioni se ne kërkojmë fiskalizim për të paguar TVSH-në, sepse TVSH është taksë që shteti e mbledhë nga konsumatori përmes kompanive. Nuk ka asnjë arsye, nuk do të ketë as një tolerim që kompania të mos e paguajë taksën e konsumatorit për shtetin”, thotë ministri Hoti.

Hoti shtoi se janë në përfundim të një memorandum dhe se këto kompani do të jenë të kushtëzuara për fiskalizim.

Edhe konsumatorët e kompanisë Vala tregojnë se nuk marrin kuponë fiskalë për shërbimet e kësaj kompanie.

Qytetari Adnan Shabani, thotë se nuk merr asnjëherë kuponë fiskal nga Vala edhe pse e kërkon nga punonjësit e kësaj kompanie.

“Jo, asnjë herë dhe për atë, disa herë e kam kërkuar, por nuk iu interesonte… Jo, kurrë, kurrë në asnjë vend”, theksoi Shabani.

Edhe Taulant Hajdari, konsumator i Telekomit të Kosovës, thotë se zyrtarët e Telekomit nuk i kanë ofruar kupon fiskal për shërbimin që ka marrë në këtë kompani.

“Zakonisht jo, sepse nuk na e ofrojnë kupon fiskal dhe ne nuk e kemi shumë kulturë për me kërkuar kuponë fiskalë. Tash pas mundësimit të ATK-së për me mbledhë kuponë, besoj se kemi me u vetëdijesua shumë shpejt”, tha ai.

Po ashtu, edhe Edon Karaxhiu, konsumatorë i Telekomit të Kosovës, thotë se ai asnjëherë nuk ka marrë faturë ose kupon nga pajisjet elektronike fiskale të kompanisë publike, Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës.

Ndërsa, zyrtarë të Telekomit dhe Postës së Kosovës edhe pse ishin të kontaktuar nga KosovaPress, ata nuk iu përgjigjen lidhur me temën për kuponët fiskal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...