AAK përkujton 11 shtatorin: Fatin tonë mos ta përcaktojë terrorizmi

11 Shtator 2016 - 11:16      

Grupi Parlamentar i AAK-së me rastin e përkujtimit të 11 shtatorit ka lëshuar një komunikatë për medie.

AAK ka thënë se fatin tonë mos ta përcaktojë terrorizmi, transmeton Koha.net.

“Ne duhet të jemi përgjegjës për fatin tonë, jo atë t'na e përcaktoj terrorizmi”, thuhet nga AAK.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të AAK-së:

Sot, sikur edhe para 15 viteve, solidarizohemi me popullin mik Amerikan, me familjet e viktimave të 11 shtatorit. Jemi të vetëdijshëm që për çdo përvjetorë kujtimet për më të dashurit tuaj janë gjithnjë të freskëta, ashtu siç jemi të gjithë të trishtuar kur kujtojmë atë ngjarje tragjike. Kur është goditur populli juaj me 11 shtator, ka qenë goditje për gjithë botën demokratike, por për popullin tonë ka qenë shumë e rëndë sepse e kishim të freskët ndjenjën se si është të jesh i terrorizuar.

E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet që të mos e lejojmë terrorizmin t'na i marrë liritë tona qytetare. Bota duhet të jetë e lirë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë që të flasim lirisht, të luten ku njerëzit duan të luten. Ne vetë duhet të jemi përgjegjës për fatin tonë, e jo atë t'na e përcaktojnë terroristët. Shtetet duhet të sigurohen që të gjithë ata që jetojnë në shoqërinë tonë të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe privilegje e të mos ketë vend për frikë e diskriminim.

Sulmi ndaj Neë York-ut ishte sulm ndaj gjithçkaje që është e lirë e demokratike. Prandaj i bashkohemi përkujtimit të 11 shtatorit, në nderim të viktimave, me lutjen që bota të ketë paqe, paqe dhe vetëm paqe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...