Refugjatë sirianë bllokohen në Shqipëri

10 Shtator 2016 - 23:29      

Policia Kufitare e Gjirokastrës tha se bllokoi 15 refugjatë sirianë në brendësi të territorit shqiptar. Sipas burimeve policore shqiptare mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët po marrin trajtim ushqimor dhe shëndetësor në një strehë të përkohshme ngritur në anën shqiptare të kufirit.

Grupet e refugjateve kishin hyrë nga Greqia dhe kishin destinacion final vendet europiane për t`u bashkuar me familjarë të tyre. Policia shqiptare pritet t`i riatdhesojë refugjatët në Greqi, vendi nga ata u drejtuan drejt kufirit shqiptar.

Përmbytja e një strehimoreje në Janinë dy ditë më parë, ku ndodheshin mbi 1000 refugjatë sirianë, ka rritur tendencën e trafikantëve të qenieve njerëzore për t`i transportuar familjet siriane drejt Shqipërisë, transmeton VOA.

Autoritet greke në Janinë kanë deklaruar se do të përshtatin mjedise të tjera më të sigurta ku refugjatët do të kalojnë dimrin. Policia shqiptare krahas pjesëtarëve të ruajtjes së kufirit ka përfshire edhe një repart të policisë DELTA, i cili kryen herë pas here bllokime të grupeve të refugjatëve në terren.

Ndërsa në anën greke të kufirit pika të shumta kontrolli janë ngritur kohët e fundit nga policia greke, kryesisht për të frenuar trafikun e refugjateve dhe te transportimit te lëndëve narkotike nga Shqipëria.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...