
11 Shtator 2016 - 07:00
Sipas Miftarajt, Prokuroria e Shtetit po bën vetëm veprime procedurale për ngritjen e aktakuzave kundër njerëzve të profilit të lartë, por të cilat nuk po arrijnë të provohen në gjykata me aktgjykime dënuese. “Kjo nuk paraqet sukses të Prokurorisë së Shtetit, pasi që suksesi i këtij institucioni do të duhej të matej me aktgjykime përfundimtare”, thotë Miftaraj.
Duke u bazuar në hulumtimet që ka bërë organizata ku punon, Miftaraj thotë se 60 për qind e kallëzimeve penale që bën prokuroria ndaj zyrtarëve të ndryshëm pushojnë pa u ngritur aktakuza. Fat të njëjtë kanë pothuajse edhe aktakuzat e prokurorisë të paraqitura në gjykatë, ku një numër i konsiderueshëm hidhen për arsye të ndryshme, për mungesë të provave, të dëshmive dhe për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit të ndjekjes penale.
Bazuar në gjetjet e monitorimit, të evidencuara në raportet e IKD-së, gjatë vlerësimit dhe analizimit lidhur me mënyrën e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit në prokurori dhe gjykata, rezulton se në përqindje, nëse ndaj 100 personave janë parashtruar kallëzimet penale për korrupsion, vetëm rreth 8 prej tyre janë dënuar me aktgjykim dënues... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...