10 Shtator 2016 - 20:42
Diplomat që do të njohin Kosova e Serbia do të mbajnë logon e BE-së. Kjo e vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës, transmeton Koha.net.
Marrëveshje të tilla e prezantojnë Kosovën si një etnitet autonom, çka është synim edhe i Serbisë, e jo si shtet të pavarur, siç edhe jemi shpallur e njohur nga mbi 100 shtete.
Ndoshta Edita Tahirit dhe Qeverisë nuk i ka mjaftuar se Kosovës ia vendosën një fusnotë, tani edhe kjo për njohjen e diplomave, vetëm me logo të BE-së, e tregon qartë se sa keq janë duke u zhvilluar negociatat dhe se sa dëme, gati të pariparueshme, do të shkaktojnë ato për të ardhmen e Kosovës.
Këto marrëveshje në vend të vlerësimit të “lartë” do të duhej të merreshin si alarm dhe të përçonin porosinë për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre bisedimeve dhe rimodelimin e tyre.
Më mirë një ego e shuar shpejt, se sa dëme pa fund për vendin.
E për fund, nuk pritet ndonjë surprizë e bukur nga këto negociata, kur kemi parasysh edhe nivelin e delegacionit të Kosovës, në këto tema shumë sensitive, thuhet në reagimin e Haxhiut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...