
11 Shtator 2016 - 08:01
Sipas shoqërisë civile, Prokuroria e Shtetit tash e ka një shans që të dëshmojë se është e interesuar të depolitizohet: rastin “Pronto 2”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mënyra se si do të trajtohet dhe do të përmbyllet mbledhja tashmë e filluar e informatave për aferën e përgjimeve “Pronto 2”, ku janë të përfshirë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të tregojë se sa “jopolitik” është kryeprokurori, Aleksandër Lumezi. Në prononcimin për gazetë, Lumezi e ka mohuar kategorikisht se ai dhe institucioni që udhëheq janë të ndikuar nga politika.
Deri tash aktvendim për nisje të hetimeve ka vetëm kundër deputetit Adem Grabovci, por jo dhe për shefat e Grabovcit, të cilët ia miratonin punësimet e paligjshme.
Përkundër rritjes së numrit të aktakuzave për zyrtarë të ndryshëm, Prokuroria e Shtetit ende nuk ka arritur që të dëshmojë fajësinë e asnjë zyrtari të lartë publik. Korrupsioni i nivelit të lartë është ende i pandëshkuar. Prokurorë të këtij institucioni janë ish-anëtarë të PDK-së ose të afërt me këtë parti. Ka të tillë që falë lidhjeve me këtë parti janë “akomoduar” edhe në poste publike. Rritja e numrit të aktakuzave, por pa dënime nga gjykata, po konsiderohet si “pastrim” i politikanëve nga veprat penale për të cilat po ngarkohen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...