Arrestohet një ulqinak i dyshuar se ka luftuar në Siri

10 Shtator 2016 - 19:59      

Podgoricë, 10 shtator – Policia malazeze arrestoi Hamid Beharoviq (38) nga Ulqini, nën dyshimin se ka marrë pjesë në luftimet në Siri në anën e organizatës terroriste DAESH, raporton AA.

Siç bëhet e ditur nga policia, Beharoviq është arrestuar në aeroportin e Podgoricës, ndërsa padia penale u kalua për kompetencë të mëtejshme në Prokurorinë Speciale Shtetërore në Podgoricë.

Pjesëmarrja në formacione të armatosura të huaja është vepër penale sipas ligjeve në Mal të Zi. “I dyshuari Beharoviq, siç dyshohet, veprën penale me të cilën ngarkohet e ka kryer gjatë vitit 2015. Pas një plani të përgatitur paraprak, nga Mali i Zi përmes Turqisë udhëtoi në Siri, ku iu bashkua organizatës terroriste DAESH në të cilën kaloi më shumë se një vit”, theksuan nga policia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...