Në Shqipëri 126 kompani shpallin falimentin

10 Shtator 2016 - 19:53      

Tiranë, 10 shtator - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dorëzuar në gjykatë listën e bizneseve që duan të mbyllin aktivitetin. Sipas të dhënave, 126 kompani në të gjithë vendin kanë shpallur falimentin.

Vihet re një rritje e numrit të kompanive që kërkojnë falimentit . Gjatë vitit 2015 në gjykatë janë çuar 118 kompani kundrejt 126 gjatë këtij viti.

Vlora është qyteti me numrin më të madh të bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, konkretisht 36 kompani, ndërsa Durrësi renditet në vendin e dytë me 27 shoqëri. Në kryeqytet ndërkohë numërohen vetëm 6 subjekte të cilat kanë shpallur falimentin.

Procedurat e komplikuara të falimentit kanë detyruar qeverinë që të hartojë një projektligj të ri i cili aktualisht është në diskutim në komisionet parlamentare.

Drafti i ri, parashikon ngritjen e Gjykatës së Falimentit, si një strukturë brenda gjykatës së rrethit, e cila do të merret me të gjitha procedurat e falimentit.

Ligji përcakton afate të qarta për dorëzimin e kërkesës për fillimin e procedurave të falimentit, ankimimit nga debitori dhe nisjes së seancave gjyqësore, të gjitha brenda një afati prej 1 muaj e gjysmë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...