Prokuroria e Shtetit, kryetemë në “E diela me Koha Ditore” [video]

10 Shtator 2016 - 22:38      

Arrestimet pompoze të disa zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, afera “Pronto 2”, raportet dhe hulumtimet e ndryshme ndërkombëtare do të jenë ndër temat kryesore të edicionit të së dielës me “Kohën Ditore”.

Në brendi të gazetës mund të lexoni edhe për Shkollën e “t’pames”, si dhe të tjera shkrime me interes të veçantë për shoqërinë, nga bota, kultura dhe sporti.

“Prokuroria e spektakleve”, është kryetema e numrit më të ri të gazetës “Koha Ditore”, e cila flet për arrestimet pompoze të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për korrupsion e shpërdorim të detyrës zyrtare, por që sipas shoqërisë civile, janë më shumë spektakle mediale.

Tek “E Diela me Kohën Ditore” mund të lexoni edhe shkrimin “Pronto 2, zile për prokurorinë”, si dhe intervistën me hulumtuesin e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ndër të tjera thotë se “Pronto 2, dëshmon se sa i politizuar është sistemi prokurorial”.

Reportazhi i së dielës vjen me “Shkollën e t’ pames”, ku sa herë që vdes dikush, e pamja kryhet në objektin shkollor, i cili funksionon vetëm për këtë arsye, në Llashkobar të Ferizajt.

Në shkrimin nga Bota, fokus kryesor janë afrikanët e Turqisë që kanë humbur çdo gjë nga trashëgimia e tyre, por dhe për luftën që ata e bëjnë për t’u integruar në shoqërinë turke.

Te rubrika “7 shkronjat”, Zeni Ballazhi tregon se si “Bota e viteve 2050 do të jetë një e kontrasteve dhe e paradokseve”.

Në Fejton, mund të lexoni për Shkodrën, të cilën Mali i Zi e do për vete., ndërsa në Kosovarçe për, “shkollën që ruan librat për ta kursyer buxhetin e shtetit”.

Faqet e kulturës, flasin për piktorin që udhëton në misteret e botës, si dhe për karikaturat dhe stripin, që artin e shohin si mision humanist.

Në numrin e së dielës të Kohës Ditore, në rubrikën Monument mund të lexojnë për xhaminë që mban bajrakun në Prizren.

Ndërsa në sport, lexoni për “Berishët e tri përfaqësueseve”, për “Istogun që po shndërrohet në qendër të rëndësishme të hendbollit të femrave” .

Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, teknologjia dhe moda mund t’i lexoni në numrin e së dielës të “Kohës Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...