Foto: Koha

Rektori i UP-së shkel premtimet, Kundërkorrupsioni i gjen lëshime në tender [video]

10 Shtator 2016 - 19:18      

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, me të marrë këtë post, pati premtuar se shpejt do të fillonte projektin e furnizimit me pajisje laboratorët e departamenteve të ndryshme në këtë universitet. Por, siç raporton KTV, duket se që në fillim punët nuk kanë shkuar sipas planifikimeve.

Kjo pasi që me të shpallur tenderin për këtë projekt në vlerë prej 120 mijë eurosh, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar anulimin e tij.

Sipas kësaj agjencie, specifikimet teknike për këto pajisje janë bërë në atë mënyrë që t’i përshtaten vetëm prodhuesit “Analytikjena” ose operatorit “Viteko” dhe kështu janë diskriminuar operatorët tjerë konkurrues. Sekretari i Universitetit “Hasan Prishtina” është shprehur se Zyra e Prokurimit e UP-së nuk merret me specifikimet teknike për pajisje laboratorike, por njësia kërkuese, në këtë rast, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.

Ai thotë se operatorët tjerë që mund të jenë ankuar se u është bërë e padrejtë, kanë ofruar pajisje që nuk janë adekuate me ato çfarë ka kërkuar Fakulteti i Shkencave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...