Foto: Koha

Strategjia e menaxhimit të mbeturinave mbeti vetëm strategji [video]

10 Shtator 2016 - 20:55      

E destinuar për grumbullimin e mbeturinave të plastikës, deponia në fshatin Gërlicë të Ferizajt, është vendi që kundërmon dhe që po ua zë hundët banorëve të fshatrave përreth, po edhe kalimtarëve.

Pavarësisht aktiviteteve të ndryshme vullnetare e institucionale, mjedisi në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë, si pasojë e mbeturinave. Organizata “Ta Pastrojmë Kosovën”, e konsideron të dështuar strategjinë për menaxhimin e mbeturinave, raporton KTV. Kjo strategji, sipas saj, nuk ka arritur që t’i ndryshojë gjërat në praktikë.

Luan Hasanaj nga kjo organizatë, thotë se kjo strategji duhet të rishikohet, pasi sipas tij, në hartimin e saj nuk janë përfshirë grupet e interesit. Qytetarët vazhdojnë të ankohen për një mjedis jo të pastër, por një pjesë e tyre thonë se për gjendjen e krijuar janë përgjegjës vetë ata.

Ministria e Mjedisit, në pyetjen se çfarë është duke bërë që kjo strategji të zbatohet, ka treguar një varg projektesh që sipas saj, janë ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...