
10 Shtator 2016 - 19:03
Institucionet e drejtësisë, në fillim të këtij viti kanë funksionalizuar regjistrin me të dhënat për hetimin, aktgjykimet përfundimtare e konfiskimin e pasurisë, për rastet e profilit të lartë, raporton KTV. E deri tani, asnjë rast, nga 33 sa janë shënjestruar për liberalizimin e vizave, asnjëri nuk ka marrë aktgjykim të formës së prerë.
Gjyqtari në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Agim Maliqi, njëherësh koordinator i lëndëve të shënjestruara për liberalizim, thekson se regjistri është duke funksionuar në mënyrë të mirë dhe ka ndikuar në përshpejtimin e punëve. Sipas një përgjigje të Prokurorisë së Shtetit, në këto 21 raste ku janë ngritur aktakuza, përfshihen 150 persona, dhe 4 subjekte juridike.
Megjithatë, Betim Musliu nga Instituti Kosovës për Drejtësi, shprehet se përveç spektakleve mediatike, institucionet e drejtësisë nuk po arrijnë rezultatet e pritura, me çka rrezikojnë përmbushjen e kriterit për liberalizim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...