Foto: Koha / Ilustrim

Sqaron Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, i sëmuri nuk u lejua të ikte “i pavërejtur”

10 Shtator 2016 - 18:06      

Prishtinë, 10 shtator - Klinika e Kirurgjisë Vaskulare QKUK përmes një reagimi ndaj një raportimi të Kosovapressit, të cilin e ka transmetuar edhe portali ynë, ka sqaruar rrethanat në të cilat një i sëmurë ka provuar të braktis ambientet e QKUK-ut, siç thuhet në sqarim, jo i pavërejtur, por i lutur, i përcjellë nga personeli dhe në fund, me ndihmën e Policisë së Kosovës, i kthyer në Klinikë.

Po e japim të plotë sqarimin e QKUK-ut.

Në lidhje me informatën e lëshuar nga Agjencia e Lajmeve “Kosovapress” e cituar më pastaj në shumicën e portaleve vendore, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare shpjegon se:

Pacienti N.H, ka lëshuar Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare me insistimin e tij, përkundër që stafi kujdestar rekomandonte mjekim të mëtejmë, ai është përcjell në prezencën e dy mjekëve kujdestar dhe dy infermierëve kujdestare.

Meqë pacienti ka qenë edhe me çrregullime psikiatrike i njëjti ka qenë refuzues në këshillat e mjekëve kujdestar dhe agresiv me ta, andaj duke e ditur gjendjen e tij , dy mjekët kujdestar kanë shkuar pas tij deri në dalje të QKUK, nga ana jugore e saj . Ata vazhdimisht kanë këshilluar dhe insistuar që i njëjti t’u bindet këshillave te mjekëve kujdestar duke qëndruar në klinikë. Por, edhe përkundër kësaj, ai në mosbindje del nga rrethojat e QKUK dhe në atë moment dy mjekët kujdestarë në pamundësi që ta kthejnë pacientin, sepse i njëjti ishte agresiv, kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, e cila vazhdimisht ndodhet tek Qendra Emergjente. Pas disa minutave, duke ju falënderuar Policisë së Kosovës pacienti sillet prapë në klinikë.

Drejtoria e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare e di burimin e dezinformatave dhe ky burim është i njohur nga drejtoria për nxitje dhe shkelje të ndryshme të detyrave të punës dhe kodit etiko-profesional.

Shpresojmë dhe besojmë se mediat para publikimit të lajmeve të tilla të konsultojnë dhe marrin qëndrimin zyrtar edhe nga menaxhmenti i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe të mos plasojnë njëanshëm lajmet dhe pa pasur versionin zyrtar, përfundon sqarimi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare QKUK. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...