Shqiptarja ithtare e Trampit ua heq hixhabin dy myslimaneve, arrestohet

10 Shtator 2016 - 17:15      

Një shqiptare fanatike në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar nga policia për islamofobi.

Shqiptari Emirjeta Xhelili, 32 vjeçe, mbështetëse e kandidati republikan Donald Trump, u ka tërhequr hixhabin dy grave myslimane.

Shqiptarja, e cila jeton në SHBA, Emirjeta Xhelili, është arrestuar nga policia, pasi që kishte sulmuar dy gra myslimane, duke tentuar t’ua griste mbulesën e kokës.

Xhelili 32 vjeçare është edhe mbështetëse e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, dhe është arrestuar për islamofobi.

Autoritetet e drejtësisë thanë se ajo ka sulmuar gratë natën e së enjtes rreth orës 01:30 minuta. “Ik zhdukuni nga këtu”, mësohet të ketë thënë gruaja.

“Ik zhdukuni jashtë Amerikës”, u ka thënë ajo më tej.

“Kjo është Amerika, ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne”, ka bërtitur 32 vjeçarja.

Rreth një orë më vonë, Xhelili ka postuar mesazhe të mbushur me urrejtje në Facebook në një llogari me emrin Maria Magdalena. Ajo akuzohet për krimin e urrejtjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...