Foto: Ilustrim

Diplomat që do të njohin Kosova e Serbia do të mbajnë logon e BE-së

10 Shtator 2016 - 17:13      

Prishtinë, 10 shtator - Në Bruksel u mbajt takimi për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave.

Në takim morën pjesë delegacionet e të dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Bashkimi Evropian bëri të njohur se e ka përcaktuar mekanizmin ndërkombëtar si certifikues të diplomave të nivelit universitar ( për bachelor, master dhe doktoraturë) të lëshuar nga të dy shtetet, transmeton Koha.net. Ky mekanizëm përbëhet nga ekspertë të fushës akademike të BE-së dhe diplomat e certifikuara do të mbajnë logon e BE-së. Pas certifikimit nga BE-ja, pastaj të dyja shtetet kanë detyrim të njohin dhe certifikojnë diplomat universitare të njëra- tjetrës ashtu siç e përcakton Marrëveshja për diploma e arritur në Bruksel më 19 janar 2016.

Ministrja Tahiri vlerësoi lartë këtë hap të ndërmarrë nga Bashkimi Evropian si dhe inkurajon kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar. Tahiri sidomos vlerësoi se kjo marrëveshje është shumë e dobishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kryesisht kanë kryer studimet në Kosovë që të aplikojnë për certifikimin e diplomave të mundësuar nga dialogu i Brukselit. Ajo shprehu bindjen se tani të diplomuarit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi që të kthehen të jetojnë dhe punojnë në trevat e tyre duke mos lejuar skemat e Serbisë për zbrazjen e luginës së Preshevës nga shqiptarët, e cila po ndodh tash shumë vite.

Në takim, BE ka njoftuar po ashtu se është në finalizim të kontraktimit edhe të një organizate tjetër ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin e diplomave të nivelit parauniversitar që përfshijnë certifikimin e diplomave të shkollimit fillorë, të mesëm, vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), etj.

Takimi i radhës i grupit punës për vlerësimin e zbatimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave pritet të mbahet pas dy jave ku palët do të takohen me partnerin zbatues të marrëveshjes SPARK dhe përfaqësuesit e BE-së.

Delegacioni i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe këshilltaren dhe koordinatoren e çështjes Arjeta Rexhaj, drejtorin e Zyrës për Planifikim Strategjik - Qemajl Marmullakaj, këshilltari politik dhe shef i Kabinetit MAShT - Kushtrim Shkodra, dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Kosovës në Belgjikë, Haxhi Bajraktari. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...