Foto: Koha / arkiv

Mitrovica e jugut dhe e veriut - sipas Planit të Ahtisaarit, Ura - në janar

10 Shtator 2016 - 16:41      

Bisedimet Prishtinë - Beograd kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme në Bruksel.

Njëra ndër temat e diskutuara ka qenë edhe rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër dhe është arritur dakordimi që procesi të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Veriu.info nga Brukseli, ka treguar se është dakordim i të gjitha palëve që Ura e Ibrit të hapet në janar.

“Ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të diskutohen kufijtë administrativ, pasi që ata janë të përcaktuar me Planin e Ahtisaarit dhe nuk do të dilet prej tij. Për këtë ka edhe dakordim nga ndërkombëtarët. Pra, fshati Suhodoll dhe fshatrat përreth do të mbeten me Mitrovicën e jugut, ashtu siç është e paraparë me Planin e Ahtisaarit”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka treguar se me qëllim të qarkullimit më të sigurt të këmbësorëve, për shkak të punimeve mbi urë, javën e ardhshme do të hapet, ashtu siç është e paraparë me projekt, një urë e përkohshme për kalimin e këmbësorëve ngjitur me Urën e Ibrit.

“Është arritur pajtimi që mbikëqyrës të punimeve mbi Urë të jemi ne kryetarët e jugut dhe veriut, por edhe kompania e kontraktuar, në mënyrë që punët të kryhen me kohë dhe ura të hapet në janar”, theksoi kryetari Bahtiri.

Ai ka porositur qytetarët e jugut dhe veriut që të qëndrojnë të qetë, sepse gjithçka po vjen në vendin e duhur për të mirën e gjithë qytetarëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...