Shqipëria synon energji të rinovueshme nga ujërat termale

10 Shtator 2016 - 15:37      

Shfrytëzimi i të gjitha burimeve të mundshme për prodhimin e energjisë është kthyer në ambicje jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shumë vendeve të tjera.

Prodhimi i energjisë në Shqipëri, deri tani varet kryesisht nga burimeve hidrike, ndërkohë që po shihet mundesia për burime alternative për prodhimin e energjisë nga era, termocentralet, biomasa apo ujrat termale.

Ekspertë të institucioneve të linjës, në një studim mbi energjinë kanë përcaktuar pikërisht potencialin që ka vendi ynë në shfrytëzimin e energjisë së ujërave termale për prodhimin të energjisë. Ndonëse akoma nuk ka filluar të përdoren edhe pse potenciali i tyre e ofron një mundësi të tillë.

Vlerësimet eksperimentale energjetike tregojnë se për të katër burimet me të mëdha: Llixhat e Elbasanit, të Peshkopisë, të pusit Kozani-8 dhe Ishmi – 1/b, rezultojnë se prurja e përgjithshme e ujit termal është 44.8 l/sek, kapaciteti i energjisë gjeotermale 6.64 Mwt dhe fuqia e mundshme për t’u instaluar 7084 kw.

Këto të dhëna janë mjaft premtuese për të filluar projekte energjetike për të shfrytëzuar këtë burim energjetik të rinovueshëm, shprehen ekspertet

Ujrat termalë apo siç njihen gjerësisht llixhat i kemi dëgjuar kryesisht si destinacione interesante për efektet e tyre kurative, por tashmë ka edhe një këndvështrim të ri mbi shfrytëzimin e tyre për prodhimin të energjisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...